
Frank Kessie do të largohet nga Barcelona, pasi tashmë do të nisë një aventurë të re në karrierën e tij futbollistike. Ish-mesfushori i Milan ka arritur marrëveshjen me Al Ahli dhe do t’iu bashkohet pjesë tjetër të yjeve që kanë zgjedhur Arabinë Saudite.
Futbollisti nga Bregu i Fildishtë është nisur ditën e sotme drejt Parisit ku do t;iu nënshtrohet edhe vizitave mjekësore për të firmosur më pas edhe kontratën.
Nga ky operacion Barcelona do të përfitojë 15 milionë euro, me 26-vjeçarin që nuk ia doli dot të përshtatej në formacionin e blaugranave.
Poll