
Declan Rice u ka kërkuar bashkëlojtarëve të tij të West Ham që të "krijojnë një trashëgimi" që do t'i shohë ata "të kujtohen përgjithmonë" duke fituar të mërkurën mbrëma finalen e Europa Conference League.
Rice beson se fitorja në atë që pritet të jetë ndeshja e tij e fundit për klubin do të ishte arritja e tij më e madhe në futboll, me 24-vjeçarin që po përgatitet të udhëheqë Hammers në finalen e tyre të parë të madhe europiane që nga viti 1976.
Mesfushori do të shitet këtë verë, skuadrat si Arsenali, Bayern Munich dhe Manchester United. Topçinjtë duket se janë më të avantazhuar për të nënshkruar një marrëveshje që mund të kushtojë rreth 100 milionë euro.
Megjithatë para kësaj, Rice ka shansin t'i bashkohet figurave legjendare të Bobby Moore dhe Billy Bonds si kapitenët e vetëm të West Ham që kanë arritur të fitojnë një medalje edhe trofe.