Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Kërkon largimin nga Parisi, PSG-ja ultimatum Kylian MBAPPES: Rinovo ose…

Shkruar nga NEWSPORT
Kërkon largimin nga Parisi, PSG-ja ultimatum Kylian MBAPPES: Rinovo
E ardhmja e Kylian Mbappe vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes së mediave. Sulmuesi francez edhe pse ka kontratë me PSG-së raportohet se nuk është i kënaqur me qëndrimin në Paris. Në fakt ditën e djeshme në të gjithë botën u përfol se ylli i kombëtares Franceze ka informuar drejtuesit se nuk dëshiron vazhdimin e bashkëpunimit mes tyre. Lojtari synon që të largohet nga Parisi gjatë kësaj merkatoje ose në fund të sezonit të ardhshëm, teksa shpesh herë lidhet me një kalim te Real Madrid. Të informuar për këtë situatë sipas gazetarit të njohur Fabrizio Romano raportohet se drejtuesit i kanë bërë të qartë lojtarit. Të rinovojë ose do të jetë në merkato menjëherë, pasi nuk dëshirojnë të rrezikojnë që lojtari në fund të sezonit të largohet me parametra zero dhe të mos fitojnë asgjë nga shitja e tij.
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga