
Ditën e sotme përveç Partizanit, në fushë do të zbresin edhe Struga e Shpëtim Duros dhe Ballkani i Ilir Dajës. Përpos demave, të dyja ekipet e tjera do të synojnë gjithashtu kualifikimin në “Play-Off”.
Fillimisht do të jetë radha e Ballkanit, i cili ka udhëtuar në transfertë për të sfiduar skuadrën e Lincoln Red Imps. Kjo sfidë do të startojë në orën 18:00, ndërsa përballja e parë mes tyre ka përfunduar 2-0 në favor të kampionëve të Kosovës.
Gjithashtu në orën 20:00 në të njëjtën orë që luan Partizani do të marrë vëmendjen edhe Struga. Edhe kampionët e Maqedonisë së Veriut kanë udhëtuar në transfertë për të luajtur këtë duel. të besuarit e Duros do të sfidojnë Hesperange. Kujtojmë se përballja e parë mes tyre ka përfunduar 3-1 në favor të ekipit shqiptar.