Spanja dhe Italia do të përballen sonte në orën 20:45 në stadiumin “De Grolsch Veste” në Hollandë. Skuadrat do të luftojnë për një vend në finalen e UEFA Nations League ku i pret Kroacia. Kroatët arritën të mposhtin Hollandën mbrëmjen e djeshme me rezultatin 4-2.
Sot në mbrëmje do të shpallet edhe finalisti i dytë mes Spanjës dhe Italisë. Të dyja skuadrat do të kërkojnë një vend në finalen e së dielës për të shpallur ekipin fitues të Nations League.
Luis de la Fuente ia ka besuar fatet e kësaj ndeshje Moratës i cili do të jetë i vetëm në sulm dhe duhet të marrë skuadrën për dore drejt sukesit. Nga ana tjetër Roberto Mancini ia ka besuar 3-shes Zaniolo, Spinazzola dhe Immobiles detyrën për të çuar skuadrën në finale.
FORMACIONET ZYRTARE:
SPANJË (4-2-3-1): Unai Simone; Jesus Navas, Le Normand, Laporte, Jordi Alba; Rodri, Merino; Rodrigo, Gavi, Pino; Morata
ITALIA (3-5-1-1): Donnarumma; Toloi, Bonucci, Acerbi; Di Lorenzo, Frattesi, Jorginho, Barella, Spinazzola; Zaniolo; Immobile