Mbrëmja e sotme do të jetë e gjitha e mbushur me ndeshje. 16 skuadra në Europa League dhe 16 të tjera në Conference League synojnë kualifikimin në çerekfinalen e këtyre kompeticioneve.
Në Europa League do të jetë radha e Manchester United për të siguruar biletën për në fazën tjetër. Pas fitores 4-1 ndaj Betis në sfidën e parë gjithçka duket më e thjeshtë. Gjithashtu edhe Juventusi dhe Roma kanë fituar takimet dhe sot nuk kanë rrugë tjetër veçse kualifikimit. Ndërkohë me interes pritet dueli mes Arsenalit dhe Sportingut, me sfidën e parë që ka përfunduar 2-2 mer tyre.
Ndërkohë në Conference League do të jetë radha e Fiorentinës, Lazios, West Ham dhe Villareal për të siguruar një biletë për në fazën tjetër të këtij kompeticioni.
[caption id="attachment_684693" align="alignnone" width="253"] Ndeshjet ne Europa dhe Conference League[/caption]