
Harry Kane kërkohet me këmbëngulje nga Manchester United dhe Bayern Munich. Skuadra bavareze kërkon shërbimet e tij për të zëvendësuar Robert Lewandowskin e larguar drejt Barcelonës. Këtë sezon mungesa e polakut është ndjerë dhe për këtë arsye drejtuesit duan golat nga këmbët e tij.
Por edhe United synon të sigurojë shërbimet e tij për sezonin e ardhshëm. Drejtuesit e “Spursave” të vetëdijshëm për interesimet për kapitenin kanë vendur t’u bëjë të qartë edhe çmimin për largimin e tij.
Sipas "The Times", kontrata aktuale e 29-vjeçarit përfundon në vitin 2024 dhe presidenti Daniel Levy kërkon më se paku 114 milionë euro. Shumë kjo që konsiderohet e lartë nga dy skuadrat e interesuara, por në këtë mënyrë drejtuesit largojnë çdo hije largimi për të, pasi dëshirojnë ta mbajnë liderin e tyre në ekip.