
Chelsea këtë vit nuk po kalon një sezon aspak të mirë ku aktualisht ndodhen në 12-të.
Tekniku i ri i projektuar nga presidenti Todd Boehly për sezonin e ardhshëm është, Mauricio Pochettino.
Argjentinasi ka filluar nga puna për të bërë një skuadër kompetitive.
Përveç lojtarëve që do kërkoj nga merkato, tekniku po bën listën e lojtarëve që duhet të rinovojnë.
Mason Maount është në qendër të vëmendjes këtë merkato ku shumë klube kanë shfaqur interes për mesfushorin.
24-vjeçari pëlqehet shumë nga Pochettino dhe i ka kërkuar klubit që të rinovojnë kontratën pasi skadon në qershor të 2024-ës.
Por rruga drejt rinovimit pritet të jetë pak e vështirë pasi mesfushori dëshiron një garanci për rolin e tij në skuadër. Përpos kësaj Mount kërkon edhe të drejta e imazhit, gjë që po sjell edhe komplikimin e bisedimeve.