
Bayern Munich është një nga skuadrat që këmbëngul për shërbimet e Harry Kane. Sulmuesi anglez pëlqehet shumë nga drejtuesit e ekipit gjermane, me këto të fundit që e shikojnë si zëvendësuesin e Robert Lewandowskit.
Por sipas raportimeve të fundit që vijnë nga mediat britanike shërbimet e kapitenit të “Spursave” nuk kërkojnë vetëm gjermanët, por rivalët e tyre në Premier League “trembin” Tottenham. Manchester United tashmë ka si synim transferimin e 29-vjeçarit në “Old Trafford” gjatë merkatos së verës.
Kane gjithmonë e ka shprehur dëshirën të jetë pjesë e një skuadre e cila lufton për fitimin e titujve dhe duke qenë se me ‘’ Spursat ‘’ ende nuk e ka arritur objektivin , pretendentët e tij automatikisht shëndërrohen në favoritë për ta larguar nga ‘’ Ëhite Hart Lane ‘’.