Roberto De Zerbi është një nga trajnerët më të komentuar ditët e fundit. Emri itij lidhet me disa ekipe big dhe një prej tyre është Bayern Munich.
Bavarezët pasi janë refuzuar nag Xabi Alonso, shikojnë te timonieri i brighton cilësitë e duhura për t’i besuar skuadrën në sezonin e ri. Në këto kushte nuk ka sit ë ndodhë ndryshe dhe në çdo dalje të italianit do të pyetet për të ardhmen.
Megjithatë për momentin, De Zerbi duket i fokusuar te skuadra angleze dhe se për të vendosur për të ardhmen ka ende kohë. Ndërkohë kujtojmë se para pak ditësh ka deklaruar se me drejtuesit e Brighton nuk ka arritur marrëveshjen dhe se nuk pritet të rinovojë kontratën.
“Në këtë moment ju më pyesni shumë herë nëse do të largohem. Unë jam krenar që jam trajner i Brighton. E di që jam vërtet me fat që punoj me këta lojtarë dhe që punoj me këtë klub. Do të doja të garoja me një skuadër të plotë, por, përpiqem të luaj me lojtarët në dispozicion dhe mendoj se ata janë të mjaftueshëm. Ka kohë për të ardhmen”, u shpreh De Zerbi.