
Houssem Aouar ka vendosur të transferohet te Arsenal. Mesfushori francez shkëlqeu sezonin e fundit me Lyon dhe tashmë kërkon të nisi një tjetër aventurë në një ekip të madh.
Sipas mediave në Francë, Aouar ka zgedhur të transferohet te "Topçinjtë" edhe pse ka qenë duke pritur ofertat e Barcelonës dhe Juventusit. Gjatë fillimit të merkatos këto dy skuadrat e kërkonin për ta blerë nga Lyon, por kërkesat e larta nga presidenti I Lyon bën që të hiqnin dorë.
Duke parë këtë situatë, 22-vjeçari ka vendosur përfundimisht të ardhmen e tij dhe ka dhënë miratimin për kalimin në Londër.
Poll