Luis Enrique mori në dorë “frenat” e PSG-së dhe tashmë ish-trajneri i barçës po punon fort për të ndërtuar skuadrën për sezonin e ri. Në listën e dëshirave të spanjollit është Goncalo Ramos.
Drejtuesit kanë nisur nga puna dhe kanë arritur akordin me talentin e Benficas. Skuadra portugeze për të lënë të lirë “xhevahirin” e tyre kërkon minimumi 80 milionë euro, ndërsa nga ana tjetër kampionët e Francës dëshirojnë që ky çmim të ulet disi.
Gjithësesi negociatat mes palëve vazhdojnë prej ditësh dhe marrëveshja është shumë pranë. Kujtojmë se 22-vjeçari ka dhënë “OK”-en e tij për kalimin në Ligue 1 dhe tashmë mbetet të gjendet vetëm gjuha e përbashkët mes dy klubeve.
Poll