Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Kërkesa për largim në janar, Kylian Mbappe thyen heshtjen: Nuk e di kush i nxorri lajmet

Shkruar nga NEWSPORT
Kërkesa për largim në janar, Kylian Mbappe thyen heshtjen: Nuk e

Disa ditë më parë, një lajm për largimin e Mbappe nga PSG bëri menjëherë xhiron e botës teksa supozohej që sulmuesi kishte pranuar gabimin për rinovimin e kontratës teksa nuk ishte i kënaqur me situatën te parizienët dhe kishte bërë kërkesë për transferim. Në skenë u rikthye menjëherë telenovela me Real Madrid.

Mbappe mohoi kategorikisht zërat se ai kishte bërë kërkesë për t’u larguar në janar. Sulmuesi francez pas fitores me Marseille mbrëmjen e djeshme foli ndër të tjera edhe për këtë çështje.

“Unë kurrë nuk kam bërë kërkesë për t’u larguar në janar. Nuk e kuptova kur dolën lajmet, nuk e di kush i nxorri por unë nuk jam i përfshirë. Isha i shokuar, si të gjithë lojtarët e tjerë. Është absolutisht lajm fals.”- deklaroi Mbappe.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga