
Antonio Mateu Lahoz që gjykoi sfidën mes Holandës dhe Argjentinësishte shumë i kritikuar për mënyrën e mbarëvajtjes së ndeshjes. Arbitri spanjoll u kontestua shumë nga Lionel Messi, i cili pas sfidës i “bëri” kërkesë FIFA-s që të mos gjykojë më.
Spanjolli në çerekfinale nxori nga xhepi plot 15 herë kartonin e verdhë dhe një herë kartonin e kuq, duke bërë që kjo sfidë të kishte plot lojtarë të ndëshkuar.
Siç duket kërkesa e “Pleshtit” është aprovuar nga FIFA, pasi tashmë Mateu Lahoz nuk do të gjykojë ndeshjet e mbetura në Kupën e Botës, duke u përjashtuar nga ky turne.
Poll