“Kemi një finale që po afron”, Messi karikon të tijët: Luftojmë të gjithë bashkë
Shkruar nga NEWSPORT
Argjentina arriti të merrte një fitore me shumë “peshë” në mbrëmjen e sotme kundë Meksikës. Fitorja e pastër me shifrat 2-0 ka “ndezuar” shpresën e Argjentinës për një kualifikim të mëtejshëm.
Golat e mbrëmjes erdhën nga këmbët e “magjikut” Lionel Messi, i cili zhbllokoi shifrat në minutën e 64’ e më pas në të 87’ asistoi për Fernandez që realizoi një supergol.
Në profilin e tij në Instagram Messi ka “karikuar” të tijët duke ndarë një mesazhë: “Ne duhet të fitonim sot dhe mund ta bënim. Një tjetër finale po afron të mërkurën dhe ne duhet të vazhdojmë të luftojmë të gjithë së bashku… Para Argjentina!!!”