
Futbollisti i Kombëtares, Keidi Bare ka marrë ditën e sotme lajmin e keq për pezullimin me tetë ndeshje për shkak të fyerjes që ky i fundit ka bërë ndaj arbitrit në takimin që Atletiko B zhvilloi ndaj Deportivo Fabril.
Ndaj fierakut gjyqtari ka akorduar një karton të verdhë në minutën e 14' të takimit, kjo ka bërë që Barë të acarohet dhe t'i kundërvihet arbitrit, i cili nuk ka përtuar dhe ka akorduar kartonin e dytë të verdhë. Kaq ka mjaftuar dhe lojtari 20-vjeçar ka nisur të fyejë gjyqtarin e ndeshjes. "Qenke budalla! Seriozisht qenke budalla! Bir k..., je një bir k...!", kanë qenë disa nga fjalët që shqiptari ka thënë deri në momentin që ëshët futur në dhomat e zhveshjes.
Nisur nga kjo sjellje atisportive, Bare është pezulluar me tetë ndeshje për fyerjen e gjyqtarit, plus një ndeshje për shkak të kartonit të kuq që ka marrë në këtë takim.