Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Katër futbollistë në provë te Lushnja, Dedja zgjedh kë do mbajë

Shkruar nga NEWSPORT
Katër futbollistë në provë te Lushnja, Dedja zgjedh kë

Miqësoja që Lushnja ka zhvilluar dje ndaj Besës ka rezultuar e suksesshme për faktin se lagunarët arritën të fitojnë takimin me rezultatin 2-0 me një lojë mjaft të mirë e cila ka kënaqur dhe trajnerin Hysen Dedja.

Si të gjitha klubet e tjera në kampionatin shqiptar edhe Lushnja ësht duke zhvilluar fazën përgatitore. Gjatë këtyre ditëve pranë lagunarëve janë afruar disa futbollistë të rinj, të cilët do provohen dhe më pas do merret vendimi për të ardhmen e tyre.

Ndërkohë që prova për prurjet e reja nuk ka mbaruar, trajneri Hysen Dedja ka zgjedhur dy lojtarët që sipas tij e kalojnë këtë provë. Bëhet fjalë për Meminin, Khasimovin dhe Pëgjinin, të cilët kanë bindur teknikun e Lushnjes, ndërsa Memollari nuk ka bindur.

Deri në fund të fazës përgatitore nuk dihet nëse trajneri do ndryshojë qëndrim dhe nuk dihet nëse klubi do i plotësojë dëshirën teknikut për t'i mbajtur të tre në ekip për pjesën e mbetur të kampionatit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga