Tirana ka fituar miqësoren e sotme kundër Apolonisë me rezultatin 2-0, ndërsa risia në këtë ndeshje të parë miqësore përpara tifozëve bardheblu kanë qenë lojtarët afrikanë, të cilët janë afruar pak ditë më parë. Ata janë aktivizuar që nga minuta e parë nga trajneri Ilir Daja, duke debutuar në mënyrën më të mirë përpara tifozëve.
Edeh shënoi golin e parë me fanellën bardheblu në minutën e 15, ndërsa lojtarët e tjerë si Ndockyt, Nkounkou dhe Ntsisigui kanë bërë paraqitje mbresëlënëse në debutim. Ata kanë fituar zemrat e tifozëve bardheblu, duke dhuruar spektakël në fushë. Duartrokitjet për ta kanë qenë të panumërta, që nga minuta e parë e deri në momentin e zëvendësimit. Duke se me katër prurjet e fundit, Tirana konfirmohet si një kadidate serioze për titullin kampion, pasi nga porta në sulm janë të kompletuar tashmë.