Maliqi vazhdon përforcimet për objektivin që është ngjitja në Kategorinë e Parë. Skuadra vijon me afrimet në merkato, teksa së fundmi ka blinduar portën, me një transferim shumë të goditur.
Bëhet fjalë për Jurges Beqiri, portieri 22-vjeçari i cili shihet si i duhuri nga drejtuesit e Maliqit për të përforcuar ekipin. Kujtojmë që sezonin e fundit, Beqiri ishte pjesë e kampionëve të Kategorisë së Dytë, Pogradecin.
Njoftimi i Maliqit:
Blindohet porta! Jurges Beqiri është përforcimi i radhës në këtë merkato vere. 22-vjeçari sezonin e shkuar ishte pjesë e kampionëve të Pogradecit, teksa tashmë do të mbrojë katërkëndorin e Maliqit. Suksese!
Poll