
Vllaznia - Dinamo
Vllaznia dhe Dinamo do të përballen këtë të mërkurë për të luajtur ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Loro Boriçi”, nis në orën 19:00.
Një duel që pritet të jetë mjaft interesant, por e shkuara favorizon shkodranët. Kjo për shkak se statistikat mes këtyre dy ekipeve flasin në favor të skuadrës së Vllaznisë.
Nga 19 ndeshjet e fundit, Vllaznia ka fituar 9 prej tyre. Ndërkohë që skuadra dinamovite ia ka dalë që të triumfojë 4 herë. Ndërsa 6 ndeshje mes këtyre dy ekipeve kanë përfunduar në barazim.
Poll
Lexo gjithashtu
KUPA E SHQIPERISE
LIVE/ Nis pjesa e dytë, Dinamo pranë golit me Zabërgjën (VIDEO)
KUPA E SHQIPERISE