Iliria në këtë sezon do të jetë një nga skuadrat pretendente për t’u ngjitur në kategorinë e Parë. Klubi prej ditësh vazhdon intensivisht përgatitjet, ku lojtarët marrin ngarkesën e duhur, në mënyrë që të jenë sa më shpejt gati për një kampionat të gjatë dhe të luftuar.
Gjatë kësaj periudhe nuk mungojnë afrimet dhe njëri prej tyre do të zyrtarizohet në orët e ardhshme. Klubi nëpërmjet një postimi e ka paralajmëruar diçka të tillë.
“BOOM, ora 21:00. A jeni gati për zyrtarizimin e radhës?”, ka shkruar klubi në “Insta-Story”. Mbetet të presim orën 21:00 për të mësuar se për kë futbollist bëhet fjalë, i cili do të vihet nën urdhrat e Bledar Devollit.
Poll