Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA II

Të shtunë dhe të dielë, takime interesante në grupi A dhe B të Kategorisë së Dytë (AXHENDA)

Shkruar nga NEWSPORT
Të shtunë dhe të dielë, takime interesante në grupi A
Kategoria e Dyte

Jemi shumë afër përfundimit të këtij sezoni dhe tashmë ekipet janë me laps e letër në duar për të llogaritur pikët që iu duhen për të arritur te objektivat e tyre. Kështu të shtunën dhe të dielën në fushën e blertë do të zbresin ekipet e Kategorisë së Dytë.

Skuadrat e grupit A do të bëjnë mes tyre llogaritë e javë së 20-të ditën e shtunë. Ndeshje mjaft interesante janë në program, të cilat do të startojnë në orën 15:00. Iliria pas humbjes me Valbonën kërkon fitoren në shtëpi ndaj Albanëve, ndërsa Gramshi udhëton në një transfertë të vështirë si ajo e Lezhës për të sfiduar Besëlidhjen kryesuese.

Valbona që ndodhet 1 pikë larg kreut do të përballet ne transfertë ndaj naftëtarit, ndërsa Veleçiku pret në shtëpi ekipin e Adriatikut. Sfida e fundit do të jetë mes Tërbunit dhe Sopotit, ndërsa Murlani këtë javë do të jetë pushim.

Ndërkohë të dielën do të jetë radha e ekipeve të grupit B për të kërkuar fitoret. Në këtë grup spikat dueli i pretendentëve. Luftëtari dotë rpes ënë shtëpi sskuadrën e Pogradecit për të bërë mes tyre llogaritë e vendit të parë. Aktualisht janë pogradecarët që udhëheqin me 1 pikë më shumë se gjirokastritët dhe dueli mes tyre do të vendosë për liderin e këtij grupi.

Oriku nga ana tjetër do të luajë në transfertë ndaj Turbinës, ndërsa Devolli do të presë në shtëpi ekipin e Butrintit. Delvina – Labëria dhe Këlcyra – Maliqi janë dy sfidat e fundit të kësaj jave, teksa Shkumbini do të jetë pushim.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga