
Iliria
Iliria do të luajë ndaj Gramshit ditën e hënë. Duel shumë i rëndësishëm për obvjektivat e krutanëve dhe është i vlefshëm për javën e 18-të të Kategorisë së Dytë, në grupin A.
Kjo përballje do të zhvillohet në stadiumin e Vorës në orën 14:00 dhe që merr vëmendjen e tifozëve. Pikërisht këtyre të fundit klubi u bën thirrje që të jenë sa më të shumtë në numër.
“Ju mirëpresim, bashkë ia dalim", ka shkruar Iliria në rrjetet sociale. Kujtojmë se Iliria kryeson me 42 pikë pas 17 javësh, teksa kanë 1 pikë më shumë se Luzi i vendit të dytë.

Poll