Mbas barazimit pak ditë më parë më Egnantia U21, peqinasit e Shkumbinit kanë zhvilluar një tjetër miqësore paraditen e së shtunës. Përballë ishin miqtë e Sopotit të Librazhdit, të cilët fituan 1-2.
Pjesa e parë dhuroi dy gola teksa të parët kanë qenë miqtë të cilët pas 20 minutash lojë gjejnë mundësi të shpërthejne brenda zonës peqinase dhe Rreshka më qetësi dërgon topin në rrjetë. Megjithatë peqinasit kanë diktuar më shumë me lojën e tyre të gjithë pjesën e parë dhe në të 30-tën minutë një goditje e kalibruar nga jashtë zone e kolumbianit Viera Lemos ka lënë të shtangur Hasfatijën.
Ne pjesën e dytë të dy ekipet kanë aktivizuar lojtarë të rinj të cilët kanë pasur në dispozicion. Në minutën e 70' ka qenë radha e Micit për të marrë një inkursion në të djathtë hyn brenda zonës godet saktë dhe shënon golin e dytë. Në minutën e 85' travesa i mohon një gol Nayarës për miqtë por jo fitoren.
Shkumbini : Saliu, Sulkja, Francis, Shega, Daja, Camara, Llacja, Mustafai, Hasani, Viera Lemos, Nexha. Trajner: Anxhelo Suta
Sopoti : Hasfatija, Broshka, Uka, Seferi, Ferhati, Aminu, Tartari, Boçi, Myslimi, Devole, Rreshka. Tranjer: Besnik Kola.