
Policia e Shtetit mëngjesin e kësaj të marte ka “zbarkuar” në Sarandë. Burime për mediat bëjnë me dije se Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kërkuar 10 masa sigurie "arrest me burg", ndërkohë deri më tani janë ekzekutuar vetëm 5.
Mes të ndaluarve është edhe trajneri i Delvinës, Markelian Alinani. Ish-futbollisti, njihet për precententë të shumtë penalë.
Ky operacion ka ardhur për goditjen e grupeve kriminale të cilët prodhojnë dhe sheshin lëndë narkotike kanabis dhe kokainë. Burime jo zyrtare konfirmojnë se hetimet ndaj këtij grupi kriminal kanë nisur që në vitin 2020 nga SPAK. Por më pas i ka kaluar Prokurorisë së Gjirokastrës, pasi Prokuroria e Posaçme kishte shpallur mos kompetencë.