Ashtu si Superiorja dhe Kategoria e Parë edhe Kategoria e Dytë në fundjavë do të zbresë në fushën e lojës. Kështu të shtunën dhe të dielën skuadrat do të bëjnë mes tyre llogaritë e javës së 8-të të kampionatit dhe sfidat do të luhen në të njëjtën orën , 13:00.
Kështu të shtunën do të luhen 4 ndeshjet e grupit A. Besëlidhja –Naftëtari, Adriatiku – Gramshi, Veleçiku – Sopoti dhe Basania – Murlani marrin vëmendjen në orën 13:00.
Ndërkohë ditën e dielë do të zhvillohen 2 deshjet e grupit A dhe 5 sfidat e grupit B. Kështu në grupin A do të sfidohen Iliria – Albanët dhe Tërbuni – Luzi. Gjithashtu në grupin B sfidohen mes tyre Luftëtari – Delvina, Tomori – Oriku, Maliqi – Devolli, Memaliaj – Butrinti dhe Këlcyra – Turbina, teksa pushim këtë javë do të jetë Shkumbini.
NDESHJET:
Grupi A/ E shtunë:
BESËLIDHJA – NAFTËTARI
ADRIATIKU – GRAMSHI
VELEÇIKU – SOPOTI
BASANIA – MURLANI
Grupi A/ Të dielën:
ILIRIA – ALBANËT
TËRBUNI – LUZI
Grupi B/ Të dielën:
LUFTËTARI – DELVINA
TOMORI – ORIKU
MALIQI – DEVOLLI
MEMALIAJ – BUTRINTI
KËLCYRA – TURBINA