Klubi nga qyteti i Sarandës ditën e sotme ka bërë një falenderim special drejtuar Kryetarit të Bashkisë së qytetit, Olti Çaçi. KS Butrinti Sarandë urimin e ka përcjellë në faqen zyrtare të klubit.
Fotoja e postimit është shumë domethënëse. Aty shihet drejtuesi i organit më të lartë vendor me stemën dhe simbolet e Partizanit. Kjo veçanti lidhet drejtpërsëdrejti me “vëllazërinë” e krijuar mes 2 tifozerive që edhe pse larg, janë të bashkuar në qëllime e ideale. Sa herë që dy tifogrupet përkatëse takohen, ato këtë gjë e bëjnë në një vend ideal që mban emrin “Strofulla e Kuqe”.
Strofulla e pse e Kuqe? Sigurisht neë nder të ngjyrës krneare e historike të partizanit. Pra, një klub jugor për më tepër i Kategorisë së Dytë që ëshët një nivel paksa inferior arrintë ketë një dashuri pasioni aq të madhe për një nga klubet më legjendare të Kampionatit shqiptar.
Në falenderimin e skuadrës sarandiote, thuhet se çdo kërkesë e tifozerisë sarandiote është plotësuar, pasi vetë kryetari ëshët në njeri që sportin e dashuron. Shembulli më i mirë ëshët vendosja e autobuzave falas për transfertën e Peqinit para disa javësh. Në fund nuk mund të mungojë përfshirja e emrit të Partizanit në tekstin falenderues, si për të na kujtuar misonin e respektit në futboll.
A ka më Fair- Play se kaq ?
FALENDERIMI I KS BUTRINTI:
Duam të falënderojme kryetarin e bashkisë, Olti Çaçi, për mbështetjen e tij të jashtëzakonshme. Për çdo nevojë dhe për çdo kërkesë që kemi pasur, ai ka qenë gjithmonë i gatshëm të përgjigjet me shpejtësi dhe përkushtim, duke u treguar krah për krah si me tifozët ashtu edhe me të gjithë punonjësit e sportit në Sarandë. Ky angazhim i tij tregon përkushtimin ndaj qytetit dhe përkrahjen e vazhdueshme që sporti ynë të rritet dhe të ketë sukses. Faleminderit, Olti Çaci! @fkpartizani