Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA II

KATEGORIA E DYTË/ Besëlidhja ndalet në shtëpi, Luzit i mjafton një gol

Shkruar nga NEWSPORT
KATEGORIA E DYTË/ Besëlidhja ndalet në shtëpi, Luzit i
Kategoria e Dytë

Ditën e sotme janë zhvilluar tre takime në grupin A të Kategorisë së Dytë të vlefshme për javën e 3-të të kampionatit. Luzi i Vogël ka mposhtur në shtëpi ekipin e Naftëtarit me rezultatin minimal 1-0.

Goli i vetëm i takimit u realizua nga Konate në minutën e 29-të të sfidës. Besëlidhja është ndalur në barazim në shtëpi përballë Sopotit me rezultatin 1-1. Vendasit u gjendën të parët në avantazh falë golit të Akansase në minutën e 5-të.

Ndërsa miqtë barazuan shifrat në fundin e pjesës së parë falë golit të Abdoulaye. Sifda tjetër mes Tërbunit dhe Erzenit ka përfunduar në barazim pa gola.

Grupi A, ndeshjet:

TËRBUNI – ERZENI 0 - 0

BESËLIDHJA – SOPOTI 1 - 1 (Akansase 5' / Abdoulaye 42')

LUZI – NAFTËTARI 1 - 0 (Konate 29')

Poll

Lexo gjithashtu