Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA II

KATEGORIA E DYTË/ Luzi “shtang” Besëlidhjen, mësoni REZULTATET e të gjitha ndeshjeve

Shkruar nga NEWSPORT
KATEGORIA E DYTË/ Luzi “shtang” Besëlidhjen, mësoni
Kategoria e Dyte

Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e Kategorisë së Dytë. Në 8 sfidat e ditës së sotme janë shënuar 15 gola.

Fitore kanë siguruar skuadra e Luzit 2-0 ndaj Besëlidhjes, me lezhjanët që surprizohen në shtëpi. Po 3 pikët ka marrë edhe Sopoti ndaj Naftëtarit, ku kanë triumfuar 1-0. Po me këtë rezultat ka fituar edhe Iliria ndaj Basanias.

Ndërkohë 3-1 ka fituar Devolli kundër Memaliajt, 2-1 ka fituar edhe Butrinti ndaj Trubinës, teksa 2-2 ka përfunduar përballja mes Këlcyrës dhe Delvinës. Nuk ka gola në sfidat e tjera Maliqi – Shkumbini dhe Luftëtari – Oriku, me ekipet që ndajnë nga 1 pikë pas javës së 10-të të kampionatit.

NDESHJET:

GRUPI A

BESËLIDHJA-LUZI 2008 0 - 2 (Laho 55', Goga 83')

NAFTËTARI-SOPOTI 0 - 1 (Amoumane 51')

BASANIA-ILIRIA 0 - 1 (Pergjoni 51')

GRUPI B

LUFTËTARI-ORIKU 0 - 0

MALIQI-SHKUMBINI 0 - 0

TURBINA-BUTRINTI 1 - 2 (Ben Ahmad 85'/ Bocaj 13', Onuh 60')

KËLCYRA-DELVINA 2 - 2 (Marques 60', 70'/ Carcani 50', Boni 64')

MEMALIAJ-DEVOLLI 1 - 3 (Hysi 29'/Ivani 29', Ibrahimi 51', Martins 54')

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga