Kanë përfunduar ndeshjet e ditës së sotme të Kategorisë së Dytë. Në 5 ndeshjet e grupit B janë shënuar 16 gola.
Fitore të thella kanë marrë Delvina që ka triumfuar 4-0 ndaj Maliqit dhe Bylisi B që ka mposhtur 5-0 Kelcyrën. 3 pikët i kanë siguruar edhe Partizani B, që mori një fitore me shumë vuajtje ndaj Tomorit. “Demat” triumfuan me rezultat minima 1-0 ndaj beratasve.
Ndërkohë dueli tjetër mes Shkumbinit dhe Devollit ka përfunduar në barazim. Ekipet nuk mundën të shkonin më shumë se barazimi 1-1 mes tyre, duke ndarë kështu në javën e 12-të nga 1 pikë. Gjithashtu nga 1 pikë morën edhe Oriku e Eagle, pasi barazuan 2-2 mes tyre pas 90 minutave.
NDESHJET:
Delvina – Maliqi 4 - 0 (Koshie 53', 77', Horipelaye 58', 66')
Bylis B – Këlcyra 5 - 0 (Gjini 12', Ferreira 14', Faisal 34', Almeida 39', Akibu 75')
Oriku - Eagle Football 2 - 2 (Dalanaj 6', Llojaj 59'/ Lleshi 15', Hysellari 90+5')
Partizani B – Tomori 1 - 0 (Goga 85')
Shkumbini – Devolli 1 - 1 (Sulkja 82'/ Hasaj 75')
