Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA II

KATEGORIA E DYTË/ Sopoti dhe Gramshi fitore me 'remontada', Albanët triumf në fund

Shkruar nga NEWSPORT
KATEGORIA E DYTË/ Sopoti dhe Gramshi fitore me 'remontada',
Stadiumi i Gramshit

Janë mbyllur 3 takimet e ditës së shtunë në Kategorinë e Dytë. Fitojnë Sopoti në Librazhd, Gramshi në shtëpi dhe i vetmi barazim ishte ai mes Albanëve dhe Veleçikun në ndeshjen e luajtur në Pezë Helmes.

Ishin programuar gjithsej 5 takime për sot, por 2 janë shtyrë për arsye të motit të keq me shira që ka kapluar vendin tonë. Murlani i Vaut të Dejës kundër Tërbunit dhe Luzi i Vogël ndaj Naftëtarit, një përballje e bukur e dy skuadrave nga jugu, edhe pse në Grupin A, janë anulluar.

Basania mes problemeve dhe një trajner të ri në pankinë e nisi mbarë sfidën në Librazh, por ëndrra për një kthesë mori fund shpejt. Sopoti barazoi në fundin e pjesës së parë dhe më pas përmbysi gjithçka.

Besëlidhja shtangu ekipin vendas të Gramshit, ashtu si Basania jeshilët. Por, edhe Gramshi përmbysi lojën dhe qe i aftë të dominonte përballë një publiku të paktë për shkak të shiut.

Triumfon në fud në ‘Kompleksi Internacional’ Albanët.

LIVE:

Sopoti 3 – 1 Basania (Aminu 44', Nayara 70', Seferi 82'/ Shinaj 15')

Gramshi 2 – 1 Besëlidhja (Zogu 47', Xhelili 70'/ Alcani 44')

Albanët 2 – 1 Veleçiku (Spahiu 64'/ Rragami 69')

E SHTYRË/

Murlani - Tërbuni

Luz i Vogël –  Naftëtari

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga