Kanë përfunduar 5 ndeshjet e grupit A në Kategorinë e dytë, aty ku janë shënuar plot 19 gola.
Vëmendjen e mori Besëlidhja që mposhti thellë në transfertë Adriatikut në shifrat 9-1. Fitore të rëndësishme kanë marrë dhe Veleçiku me Shirokën që mposhtën 3-0 Sopotin dhe Tërbunin.
Sakaq, Erzeni fitoi në transfertë minimalisht ndaj Basanisë, ndërsa sfida mes Naftëtarit dhe Gramshit përfundoi në barazimin 1-1.
LIVE:
Veleçiku 3-0 Sopoti (Gjini 3', Rragami 79', Hotaj 87')
Basania 0-1 Erzeni (Tahiri 54')
Naftëtari 1-1 Gramshi (Xhika 90'+/ Alushi 90'+)
Shiroka (Albanët) 3-0 Tërbuni (Peku 45', Filipi 65', Dreshaj 87')
Adriatiku 2012 1-9 Besëlidhja (Lala 66'/ Jobe 4', 33', Beci 7', Mehmeti 17', Hila 34', Biba 64', Fusha 69', Raboshta 78', 82')
