
Kategoria e dyte
Kanë përfunduar ndeshjet e sotme të Kategorisë së Dytë, të vlefshme për Grupin A dhe javën e 14-të. Në këto 4 sfida të zhvilluara sot, u shënuan 9 gola.
Naftëtari triumfoi pastër në transfertë përballë ekipit të Murlanit. Skuadra e Naftëtarit fitoi 0-2 me dy golat e shënuar nga Serna Garcia. Në krahun tjetër, Gramshi u mposht në shtëpi nga Luzi.
Në dy ndeshjet e tjera, Basania barazoi me Tërbunin me rezultatin 1-1. Kurse Albanët pësuan humbje në shtëpi, duke u përmbysur nga Sopoti. Skuadra nga Librazhdi fitoi 2-3.
LIVE:
Basania 1 – 1 Tërbuni (Shimaj 68' / Papaj 90')
Murlani 0 – 2 Naftëtari (Serna Garcia 77', 90')
Albanët 2 – 3 Sopoti (Spahiu 2', Petritaj 79' / Aminu 5', 51', Mici 20')
Gramshi 0 – 1 Luz i Vogël (Balla 4')
Poll