
Kategoria e Dytë
Kanë përfunduar 5 sfidat e sotme të Kategorisë së Dytë, të vlefshme për grupin A të këtij kampionati. Në këto ndeshje të zhvilluara sot, u shënuan 14 gola.
Besëlidhja mori një fitore të pastër në shtëpi me rezultatin 2-0 përballë Adriatikut. Iliria ia doli me sukses në transfertë përballë Naftëtarit duke fituar 1-2, ndërsa Gramshi barazoi 2-2 me Basanian.
Fitore mori edhe Sopoti, me librazhdiotët që mposhtën pa probleme 4-0 skuadrën e Murlanit. Ndërsa skuadra e Luzit ia doli të fitonte përballë Albanëve, minimalisht me rezultatin 1-0.
REZULTATET:
Besëlidhja 2 – 0 Adriatiku (Hajderaj 55', Dibra 73')
Luz i Vogël 1 – 0 Albanët (Laho 11')
Sopoti 4 – 0 Murlani (Broshka 25', Nayara 56', 59', Fejzo 81')
Naftëtari 1 – 2 Iliria (Serna Garcia 90' / Veriu 8', Stafa 88')
Gramshi 2 – 2 Basania (Yameogo 35', Xhelili 59' / Shimaj 5', Xhahysa 45', Nikshiqi 88')
Poll