
Kategoria e Dytë
Ditën e sotme do të luhet ndeshja e fundit e javës së 18-të të Kategorisë së Dytë. Në fushë do të zbresin 2 ekipet e grupi A dhe do të bëjnë mes tyre llogaritë e kësaj jave.
Iliria do të presë skuadrën e Gramshit dhe do të përplasin “brirët” mes tyre. Një sfidë e cila do të luhet në stadiumin e Vorës duke nisur që nga ora 14:00.
Skuadra krutane do të tentojnë fitoren për t’i rimarrë kreun e klasifikimit skuadrës së Luzit. Ndërkohë nga ana tjetër gramshiotët duan pikët “jetike”, pasi ndodhen në vendin e parafundit në klasifikim.
View this post on Instagram
Poll