
Iliria
Iliria e Fushë-Krujës ka triumfuar përballë Besëlidhjes në ndeshjen e vlefshme për javën e 14-të të Kategorisë së Dytë, në grupin A. Iliria pritëse në stadiumin e Vorës, fitoi pastër 2-0.
Golin e parë për ekipin nga Fushë-Kruja e shnëoi Adolfo Selmani. Qendërmbrojtësi e gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 15-të. Ndërsa për të vulosur sfidën, mendoi Brajan Selmani që shënoi në minutën e 54-të.
Me këtë fitore, Iliria shkon në kuotën e 33 pikëve, në vendin e tretë, vetëm dy pikë larg Luzit kryesues. Në krahun tjetër, kjo humbje lë lezhjanët me 20 pikë në vendin e 6-të në renditje.
Poll