Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA II

Kategoria e Dytë/ Sfida e grupit B luhet për vendin e parë, në fushë edhe 10 skuadrat e tjera të grupit A

Shkruar nga NEWSPORT
Kategoria e Dytë/ Sfida e grupit B luhet për vendin e parë,
Kategoria e Dyte

Kategoria e Dytë do të luajë sot plot 6 sfida. 5 nga këto ndeshje do të jenë të grupit A, ndërsa tjetra është sfidë e grupit B.

Pikërisht nga grupi B, në fushë do të zbresin Luftëtari dhe Pogradeci. Gjirokastritët ndodhen në vendin e 2-të me 47 pikë, ndërsa Pogradeci me 48 të tilla mban kreun e renditjes. Një sfidë direkte për vendin e parë, e cila luhet në kuadër të javës së 19-të.

Në krahun tjetër, grupi A vjen me plot 5 sfida.Veleçiku do të presë në shtëpi Adriatikun, ndërsa skuadra e Besëlidhjes do të presë në Lezhë, Gramshin.

Në ndeshjen e tjera Valbona luan në transfertën e Naftëtarit, ndërsa Iliria pret Albanët në shtëpi. Në sfidën tjetër, Tërbuni do të përballet me Sopotin.

Të gjitha këto sfida të Kategorisë së Dytë, do të luhen paralel, duke startuar nga ora 15:00.

 

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga