Luftëtari do të ndeshet me skuadrën e Turbinës për llogari të Kategorisë së Dytë. Gjirokastritët i kanë dhënë dorën e fundit përgatitjeve për përballjen me klubin nga Cërriku. Ndeshja do të zhvillohet paralel me ato të tjera të Grupit të Jugut.
Ekipi gjirokastrit ka zhvilluar ditën e sotme seancën stërvitore të radhës në vigjiljë të takimit me klubin nga Shqipëria e Mesme. Turbina ka disa të huaji në përbërje por prapë gjenda fizike në stërvitje e AS Luftëtari duket më mirë. Futbollistët e kanë marrë seriozisht kundërshtarin dhe po bëjnë makisimumin për të qenë gati. Ata e dinë se nuk tolerohen gafa të “tipit Maliqi”.
Takimi starton në orën 14:00 të dielën dhe luhet përsëri në Delvinë. Siç e dimë impianti i qytetit të vjetër nuk është gati nga fusha dhe çdo takim si vendas luhen te fqinjët delvinjotë. Kjo situatë i ngjanë ekipit të Tiranës pak a shumë me zhvendosjen e stadiumit, por vetëm se luftëtarët çdo herë kanë të njëjtin destinacion ndryshe nga tironsit që “shtegtojnë” sa në një vend në tjetrin.