Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA II

Iliria nuk gjen qetësi, Bledar Devolli jep dorëheqjen

Shkruar nga NEWSPORT
Iliria nuk gjen qetësi, Bledar Devolli jep dorëheqjen
Bledar Devolli dhe Nazmi Selmani

Bledar Devolli nuk është më trajner i Ilirisë. Ish-timonieri i Kukësit ka dhënë dorëheqjen nga skuadra e Kategorisë së Dytë.

Ngjarjet e fundit të ndodhur me presidentin e klubit, Nazmi Selmani dhe kërcënimet që kanë bërë ndaj Armand Dukës kanë bërë që Devolli të mbyllë bashkëpunimin me krutanët. Për kreun e klubit dhe të afërmin e tij, Petrit Selmani Gjykata e Durrësit ka vendisur "Arrest me burg", ndërsa pë futbollistët Brajan dhe Santiago Selmani është dhënë masa "detyrim paraqitje".

Tashmë skuadra nga Fushë – Kruja është në kërkim të një timonieri të ri. Skuadra zhvillon stërvitje në stadiumin “Redi Maloku” dhe mbetet të presin ditët e ardshme për të mësuar se kush do të zëvendësojë Devollin te Iliria.  

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga