
Kategoria e Dytë do të luajë 5 ndeshjet e fundit të këtij sezonit ditën e sotme. 10 ekipe do të zbresin në fushë dhe do të bëjnë mes tyre llogaritë e javës së 22-të të kampionatit.
Takime këto që do të vendosin për ekipin kampion të grupi A dhe skuadrën që ngjitet në Kategorinë e Parë. Gjithashtu pas 90-të minutave do të mësohet ekipi që shkon në “Play-Off’ dhe që bie një kategori më poshtë.
Iliria kryeson me 1 pikë më shumë se Luzi do të sfidojë Adriatikun në transfertë, ndërsa luzitanët nga krahu tjetër do të përballen me me Naftëtarin po në transfertë. Sopoti që i ndjek nga pas shpreson te një hap fals i tyre për të tentuar edhe vendin e parë, teksa do të sfidohet me Basanian po në transfertë.
Ndërkohë takimet e tjera janë të vlefshme për llogaritë e grupit B dhe mes tyre sfidohen Turbina – Delvina dhe Këlcyra – Devolli.
NDESHJET:
Grupi A:
BASANIA – SOPOTI
NAFTËTARI – LUZI
ADRIATIKU – ILIRIA
Grupi B:
TURBINA – DELVINA
KËLCYRA – DEVOLLI