
Gramshi përballet nesër në Kategorinë e Dytë me një prej ekipeve më të forta. Klubi nga Shqipëria e Mesme pret Luzin 2008.
Luzi, një ekip nga zona e Kavajës është një prej skuadrave më të konsoliduara të kategorisë dhe synon ngjitjen në Kategorinë e Parë. Për faktin se kavajasit janë një klub që pretendon ngjitjen, ndeshja e së shtunës paraqitet e vështirë për gramshiotët.
Edhe pse Luzin e Vogël e presin në shtëpi përballë tifozerisë së tyre sërish premisat nuk janë të mira. Drejtuesit e klubit i kanë vënë ultimatum stafit dhe lojtarëve për fitore pasi janë mërzitur me rezultatet e fundit të ekipit. Skuadra e qytetit të Gramshit ka përjetuar 2 humbje radhazi në fazën e dytë dhe këto kanë nxitur një valë mërzitnie në atmsoferën përreth klubit.
Të kuqtë kanë për detyrë ta ndalin serinë e humbjeve, ndaj situata paraqitet e komplikuar para takimit që luhet në “Myslim Koçi”.