Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA II

"Do të ketë surpriza", presidenti i klubit të Kategorisë së Dytë flet pas shkarkimit të trajnerit: Barra bie mbi të

Shkruar nga NEWSPORT
"Do të ketë surpriza", presidenti i klubit të
Presidenti i Basanias

Rezultatet e fundit negative kanë sjellë heqjen e trajnerit tek Basania. Drejtuesit kanë reflektuar dhe kërkojnë ndryshime të krizës aktuale.

Për televizionin StarPlus, ka folur presidenti i klubit nga Bushati, z.Shimaj. Presidenti ka folur duke thënë se barra e mos marrjes së 3 pikëve i takon trajnerit dhe se duhej bërë diçka me se s’bën që situata të ndryshonte.

“Sporti ka emocione brenda. Fillimi nuk ka qenë i duhuri. Emocionet sjellin dhe veprime jo të mira.

Trajneri është ai që e merr koston e rezultateve, edhe nëse nuk është faji i tij. Barra bie mbi të. Kemi lënë ca pikë që janë llogaritur dhe kanë qenë të mundshme për t’u marrë. Megjithatë të gjitha ekipet janë aty-aty.

Kategoria e Tretë më duket e afërt, por edhe rikuperimi po ashtu. Nuk ka shumë diferenca. Varet si organizohesh dhe si të merr ndeshja. Mund t’i përballojmë të gjitha ndeshjet me sukses.

Do të ketë surpriza pozitive, kampionati është i gjatë.”, u shpreh presidenti i Basanias.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga