
Te Besëlidhja po bëjnë afrime mjaft cilësore për të mundësuar edhe ngjitjen në Kategorinë e Parë. Lezhjanët prej disa sezonesh mungojnë në këtë kategori dhe në këtë sezon po punohet shumë që të arrihet rikthimi në të parën.
Kështu afrimi i radhës “BIG” për ekipin është një njohës i mirë i Superiores. Bëhet fjalë për Ardit Hilën, i cili mësohet se ka arritur marrëshjen me Besëlidhjen. Aktualisht siç dihet mesushori është pa ekip, teksa mbylli në korrik aventurën e tij me Elbasanin.
Eksperienca e Hilës i jep siguri dhe garanci Besëlidhjes, ndërsa siç dihet ka mbajtur veshur fanellën e disa skuadrave në Superiore, si Tirana, Elbasani, Teuta, Kukësi dhe Partizani. Pikërisht me këto të fundit është shpallur edhe kampion.
Gjithashtu ka luajtur edhe me Prishtinën, Gjilanin dhe Prishtinën e re në Kosovë, duke bërë që karriera e tij të jetë mjaft e pasur.