Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA II

Besëlidhja gjen zëvendësuesin e Smajlit, trajneri kryeqytetas merr drejtimin e lezhjanëve

Shkruar nga NEWSPORT
Besëlidhja gjen zëvendësuesin e Smajlit, trajneri kryeqytetas
Edmond Dalipi

Te Besëlidhja nuk kanë shumë kohë për të humbur dhe kanë gjetur zëvendësuesin e Dritan Smajlit. Drejtuesit kanë arritur marëveshjen me Edmond Dalipin, i cili merr në dorë kështu “frenat” e lezhjanëve.

Ditën e djeshme ekipi ka zbritur në fushë për të nisur përgatitjet për duelin me Valbonën dhe timonieri kryeqytetas ka zhvilluar me ekipin edhe stërvitjen e parë. Kjo sfidë është e vlefshme për fazën e 1/32-ave të Kupës së Shqipërisë, ku edhe do të debutojë 51-vjeçari.

Dalipi në të kaluarën ka drejtuar skuadrën e Luftëtarit dhe tashmë te Besëlidhja do të synojë të rikthejë ekipin te rezultatet pozitive. Klubi ka si synim kryesorë rikthimin në Kategorinë e Parë dhe për këtë do të jetë i “dënuar” vetëm për rezultate pozitve.

Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Partizani deri më tani në “Final Four”. Mendoni se do të ketë ndryshime deri në fund të Superiores?

  • Po
  • Jo
  • Nuk e di

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga