
Alessandro Ahmetaj dhe ekipi i Flamurtarit
Alessandro Ahmetaj është zyrtarizuar ditën e sotme si lojtari më i ri i Flamurtarit. Mesfushori kampion me Egnatian në sezonin e fundit, vendosi të linte Superioren për një aventurë në Kategorinë e Parë.
Te Flamurtari janë tepër të kënaqur me këtë transferim, gjë që duket edhe nga pritja që i kanë bërë Ahmetajt. Ky i fundit është futur në mes nga pjesa tjetër e ekipit dhe është goditur me shuplaka në formë mirëseardhje.
Kujtojmë që Ahmetaj e ka nisur karrierën e tij futbollistike në Itali, ku ka mbajtur veshur fanellën e Cesenas dhe Sassuolos. Për të kaluar më pas në Slloveni, e deri te Egnatia e Flamurtari.
Alessandro Ahmetaj dhe ekipi i Flamurtarit
Poll