Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

VIDEO/ “Lumë” golash në Ballsh, Bylisi “shtyp” Flamurtarin dhe “kërcënon” Elbasanin

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ “Lumë” golash në Ballsh, Bylisi “shtyp”
Bylisi - Flamurtari

KATEGORIA E PARË: Java e 31-të

BYLIS - Flamurtari 4-2 (Ruci 27', Aboubacar 58', Akibu 63', Kibe 85'/ Batha 13', Podricaku 30')

Ndeshja:  Është mbyllur sfida mes Bylisit dhe Flamurtarit, takim i vlefshëm për javën e 31-të Kategorisë së Parë. Ballshiotët kanë triumfuar 4-2 ndaj vlonjatëve, me këto të fundit që mbetën me 10 lojtarë që në minutën e 27-të, kur portieri Teqja do të dilte me karton të kuq.

Fillimisht Batha do të gjente rrugën e rrjetës në minutën e 13-të të sfidës. Ndërkohë në të 22-tën do të dilte me karton të kuq Teqja, duke ua vështirësuar gjerat vlonjatëve.

Në minutën e 27-të erdhi dhe goli i barazimit nga Bylisi, ku Ruçi do të ndëshkonte miqtë. Flamurtari nuk është i kënaqur dhe reagon menjëherë, teksa në minutën e 30-të shënon sërish me Podrimcakun. Me rezultatin 1-2 do të mbyllje pjesë e parë.

Fraksioni i dytë do të fliste dukshëm në favor të vendasve, të cilët shfrytëzojnë siç duhet epërsinë numerike dhe gjejnë golin që në minutën e 58-të me Aboubacar, i cili do të barazonte shifrat. Vetëm pak minuta më pas në të 63-tën do të shënohej goli i epërsisë nga Bylisi me anë të Akibu.

Vendasit nuk do të ndaleshin këtu, pasi në minutën e 85-të do të gjenin sërish golin. Këtë herë do të mposhte vlonjatët Kibe për të çuar shifrat 4-2.

Minutat e mbetura do të ishin të luftuara, me vlonjatët se pavarësisht se me 10 lojtarë tentonin të gjenin golin e barazimit, por ballshiotët ia dolën të triumfojnë në fund dhe të marrin një 3 pikësh shumë të rëndësishën në garën për titullin kampion në Kategorinë e Parë.

Pas kësaj fitoreje Bylisi shkon në kuotën e 70 pikëve, ndërsa Flamurtari mbetet në vendin e 3-të me 55 pikë.

Formacionet zyrtare:

Bylis: Puja, Trumci, Krasniqi, Macolli, Kasaj, Aboubacar, Ruci, Qarri, Alex Peralta, Abazaj, Kibe.

Flamurtari: Teqja, Deliaj, D.Pjeshka, Beqja, La Torre, Kaloshi, Frasheri, Leshi, Ramadani, Vitija, Dalanaj.

Goli i Rucit

Goli i Podrimcakut

Goli i Aboubacar

Goli i Akibu

Goli i Kibe

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga