
Vora është një nga pretendentet kryesorë për të fituar titullin kampion në Kategorinë e Parë. Skuadra e Arian Bellait këtë sezon ka bërë paraqitje fantastike, teksa tashmë ndodhet vetëm 1 ndeshje larg historisë.
Superiorja është vetëm 90-të minuta larg dhe në Vorë kanë nisur padiksutim të bëhen gati për një tjetër aventurë. Kjo pasi kur kanë mbetur edhe 3 ndeshje nga fundit i rregullt i kampionatit, skuadra e Bellait ka 8 pikë më shumë se Besa që ndodhet në vendin e 3-të që të çon në “Play-Off”.
Kjo bën që me një fitore në sfidën e ardhshme të sigurojë edhe matematikisht ngjitjen në Superiore. Kundërshtari i tyre i ardhshëm do të jetë Burreli dhe pikërisht ky 90-të minutash do të japë një tjetër verdikt. Duel ky që do të luhet ditën e shtunë në orën 15:00.
Pak ditë para këtij takimi, Vora ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku shkruan: “Një ndeshje larg histories. Një ndeshje larg Superiores. Një hap larg shpërblimit të mundit, sakrificës së ekipit dhe presidencës”.
Ndërkohë vlen të theksohet se 2 ndeshjet e tjera, Vora do t’i luajë ndaj Besës në transfertë dhe ndaj Flamurtarit në shtëpi, saktësisht më 12 dhe 19 prill.
View this post on Instagram