Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

Sulmuesi i Vorës nuk llogarit rivalët, Ruzgiz marshon në listën e golashënuesve

Shkruar nga NEWSPORT
Sulmuesi i Vorës nuk llogarit rivalët, Ruzgiz marshon në
Manfredas Ruzgis

Gara në Kategorinë e Parë ka hyrë në fazën më delikate të saj. Kjo jo vetëm për ekipet që kërkojnë të arrijnë objektivat e tyre, por edhe për sulmuesit, të cilët synojnë të jenë golashënues.

Deri më tani duket se garën për golashënuesin e Kategorisë së Parë do ta marrë sulmuesi i Vorës, Manfredas Ruzgis. Lituanezi deri më tani ka mundur të shënojë 19 gola në kampionat, duke qenë një pikë kyçe për Vorën, duke ndihmuar kështu ekipin drejt titullit kampion.

Rivali më i afër i tij është Aldri Oshafi, i cili ka shënuar 12 gola, ndërsa me 10 gola ndodhet Florenc Farruku, me 9 gola është Mentor Mazrekaj dhe Erald Maksuti. Kështu diferenca e Ruzgis me 7 gola me Oshafin bën që të jetë më i qetë, teksa kanë mbetur edhe disa javë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga