Manfredas Ruzgis është një nga protagonistët kryesorë në këtë sezon në Kategorinë e Parë. Vora është me shumë fat që ka në “gjirin” e saj një sulmues të tillë, i cili tashmë ndeshje pas ndeshje po shënon gola vendimtarë.
27-vjeçari shënoi golin e parë për Vorën në sfidën me Valbonën, për të ndihmuar ekipin e tij që të përmbyste rezultatin dhe të fitonte 4-3.
Pas këtij goli tashmë udhëheq me 13 gola dhe vazhdon të lërë mbrapa Mentor Mazrekajt. Sulmuesi i Besës pas javës së 14-të mbetet në kuotën e 9-të golave, ndërsa vendi i tij rrezikohet edhe nga Aldrit Oshafi. Ky i fundit ndodhet në kuotën e 8 realizimeve në këtë sezon.
Gara për golashënuesin e Kategorisë së Parë bëhet edhe më emocionuese dhe tashmë githçka mes tyre do të diskutohet mes 3 lojtarëve, të cilët njëkohësisht me ekipet e tyre udhëheqin kampionatin dhe do të luhftojnë edhe për titullin kampionë.