Java e 15-të e Kategorisë së Parë u mbyll ditën e djeshme me ndeshjen Besa – Burreli në stadiumin “Luz i Vogël”. Besa mori një fitore të rëndësishme me rezultatin 2-0.
Në ndeshjet e tjera, Pogradeci mundi Skënderbeun në Korçë me rezultatin 2-1, një fitore e rëndësishme për liqenorët, të cilët renditen të tretët në kampionat me 26 pikë.
Laçi u rikthye te fitorja pasi mundi Korabin në transfertë 2-0. Iliria mundi Kukësin në “Kukës Arena” me rezultatin minimal 1-0. Kastrioti triumfoi në stadiumin “Redi Maloku” 1-0 ndaj Apolonisë. Lushnja fitoi 2-1 ndaj AF Luftëtarit në Gjirokastër.
Pas përfundimit të javës së 15-të, Skënderbeu kryeson kampionatin me 34 pikë, ndërsa Laçi mban vendin e dytë me 27 pikë. Me 1 pikë më pak i ndjek Pogradeci, ndërsa në “Play-Off” janë edhe Apolonia, Iliria dhe Kastrioti, saktësisht me nga 222, 21 dhe 20 pikë.
Burreli pas humbjes mbetet në kuotën e 19 pikëve në vendin e 7-të, teksa Besa ngjitet në vendin e 8-të, me 17 pikë, duke lënë kështu edhe zonën e ftohtë. Po me 17 pikë ndodhet edhe Korabi, por mban vendin e 9-të, ndërsa me 1 pikë më pak është Lushnj, tëksa mbyllin klasifikimin Luftëtari me 10 pikë dhe Kukësi me 9 të tilla pas 15 javësh kampionat.
